Kamp refugjatësh në shqipëri? Gjermanët nxjerrin edhe njëherë bllof Ramën
Pëlqej
Mundësia e ngritjes së një kampi refugjatësh në Shqipëri, sipas Ramës ishte krykëput një fantazi dhe aspak e vërtetë.

Ama media gjermane ZDF në një reportazh të bërë sot shkruan se qeveria shqiptare nuk është kundër.

“Më shumë refugjatë në Ballkanin Perëndimor”, ky ka qenë titulli i reportazh gjerman dhe kanë zhvilluar një intervistë me zv.ministrin e Brendshëm, Julian Hodaj.

“Në të ashtuquajturën rrugë Ballkanike Perëndimore nga Greqia nëpërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera në Austri, numri i refugjatëve po rritet përsëri”, është kjo një pjesë nga reportazhi i ZDF.

Gazetarja gjatë përshkrimit të situatës thotë: “Sipas qeverise austriake në Shqipëri mund të krijohet qendër refugjatesh për gjithë BE. Edhe qeveria shqiptare duket se nuk është kundër. Ajo shpreson për mbështetje financiare dhe anëtarësim në BE”. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2018, ora 23:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori