Kamioni me 81 emigrantë bie në kanal
Një kamion dhe një veturë e tipit Golf kanë rënë në një kanal në hyrje të Kumanovës, ku po kryhen punime ndërtimore.

Sipas njoftimit të policisë, mbrëmë në orën 23:00 nëpunësit policor në autostradën Kumanovë-Tabanoc, i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit transportues “DAF” me targa të Shkupit me gjysmërimorkio, por shoferi nuk i është bindur urdhërit të policisë rrugore dhe ka refuzuar të ndalojë makinën, duke përfunduar në një kanal në rrugën “Zhelezniçka” para fshatit Çerkez.

“Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 81 persona, emigrantë nga Afganistani, India, Bangladeshi dhe Pakistani. Emigrantët përkohësisht janë akomoduar në Qendrës tranzitore Tabanocë. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit”, njoftojnë nga MPB-ja.

Shtuar më 17/09/2019, ora 18:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori