Kamioni bën copash makinën në aksin Memaliaj-Tepelenë
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 11:10 në aksin Memaliaj-Tepelenë, ku një kamion tip “Skania” ka përplasur një automjet tip “Benz”.

Mësohet se është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi L. M., i cili është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër.

Njoftimi i Policisë

Më datë 25.01.2021, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M., rreth 35 vjeç, banues në Tepelenë, është përplasur me mjetin kamion tip “Skania” me drejtues shtetasin Nj. A., rreth 37 vjeç, banues në Dibër.

Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi L. M., i cili është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shtuar më 25/01/2021, ora 13:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori