E FUNDIT/ Lëkundet përsëri vendi, mësoni epiqendrën
Kameramanit i bie të fiktë, rrëzon objektin dhe i ndërpret intervistën Bashës (VIDEO)
View this post on Instagram

“Fantozzi” live, rrëzohet dollapi😂😂😂

A post shared by Taulant Balla (@taulantballaps) on

Kryedemokrati Lulzim Basha mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në studion e “Syri Tv”, ku dha një intervistë mbi situatën politike në Shqipëri. Teksa ishte përballë Cim Pekës, në studio ka ndodhur një incident.

Teksa kreu i opozitës po thoshte se Shqipëria ka një kryeministër të korruptuar, një zhurmë e ndërpreu intervistën.

Në këtë moment u rrëzua dollapi i studios dhe gjithçka u dha në kamera.

Të dy si Peka ashtu edhe Basha ndërprenë fjalën dhe panë njëri-tjetrin në sy. Vetë drejtuesi i emisioni u ngrit për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe më pas u ndërpre transmetimi ‘live’.

Dosja.al ka mësuar se shkak për këtë incident është bërë fakti se kameramanit i ka rënë të fikët.
Shtuar më 22/08/2019, ora 22:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori