"Kam rënë në dashni me Tiranën", betohet Erion Veliaj
Erion Veliaj betohet si kryetar bashkie i kryeqytetit shqiptar, Tiranës për të qeverisur në mandatin e dytë.

Në ceremoninë e konstituimit të Këshillit BashkiakTiranës dhe betimit të Veliajt ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Kryetar i Këshillit bashkiak u zgjodh Toni Gogu.

“Bekimi më i madh në jetën e njeriut t’i shërbejë vendit të vet e qytetit të vetë. Kam rënë në dashni me këtë qytet, mirënjohje Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama. Sot jam dyfish i nderuar për besimin që mu dha nga PS dhe për besimin nga qytetarët e Tiranës”, deklaroi Veliaj.
Shtuar më 30/07/2019, ora 19:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori