"Kam pasur presione", Agron Tufa padit Brahon e tre të tjerë për shpifje dhe fyerje
Kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa ka paditur në Gjykatën e Tiranës disa persona, të cilët ai i akuzon se e kanë sulmuar, fyer dhe kanë shpifur ndaj tij.

Bëhet fjalë për Spartak Brahon, Sabit Brokajn, Shaqir Vukajn, Arben Dukën, Fatos Tarifën, dhe gazetën Dita.

Agron Tufa: Kjo është bërë për shkak të detyrës dhe dëshirës së një segmenti të trashëgimisë Enveristë, të cilët kërkojnë rikthimin e diktaturës më të pistë të shekullit. Përmes padisë unë kërkoj që drejtësia e shtetit tonë ti vendose përpara provave të pakundërshtueshme dhe tu gjej vendin shpifjeve dhe kërcënimeve dhe frymës përçarës rracore mes shoqërisë tonë për rikthimin edhe më të egër të luftës së klasave.

Keni besim tek drejtësia?

Siç tha i nderuari deputet Taulant Balla, drejtohu organeve të drejtësisë së re dhe unë e kam marrë të mirëqenie dhe s'kam pse të mos e besoj.

Dosja e Gramoz Ruçit

Unë ende nuk di ndonjë fakt, nëse do të kishim një dijeni do ta trajtonim në respekt të ligjeve. Unë flas këto që janë aktualisht të dukshme dhe që nuk kam nguruar ti bëj publike. Kjo është një çështje që i përket një institucioni më të specifikuar që merret me gjërat personale. Për këtë çështje mund të merret Autoriteti i Hapjes së Dosjeve.

A keni pasur presion?

Vazhdimisht kam pasur presion. Presion në punë, presion halabakësh, presion nga makina në makinë, presion me mesazh, pra të gjitha format e presionit që mua vetëm sa më zbavitin.

Është sulm i orkestruar?

23 ditë resht si një front i kuq është drejtuar kundër një personaliteti të ndershëm që nuk jam përfolur kurrë në këto nivele. Por e kaluara jonë është përfshirë në çdo qelizë.

Agron Tufa ndjek udhëzimet e Taulant Ballës, padit disa persona për shpifje

Emra konkretë

Spartak Braho, mund të lexoni gazetat, nuk është detyra ime. Unë jam një njëri ata janë një trase e kuqe.
Shtuar më 24/04/2019, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori