"Rapsodin e kisha mik", autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Lezhë mohon ngjarjen
Dy ditë më parë mbeti i vrarë rapsodi i njohur Kol Murrani dhe mikun e tij Preng Simoni, ku si autor i dyshuar i ngjarjes është Aleksandër Përdodaj.

Në dëshminë e tij, Përdoda ka pranuar se ka pasur një konflikt me Preg Simonin, një nga viktimat, 8 muaj më parë, por çështja është zgjidhur e ndërsa me Murranin thotë se ka pasur miqësi, që sipas tij nënkupton se nuk ka pasur asnjë motiv për t’i vrarë. Ai nuk e ka mohuar që ka qenë ditën e ngjarjes në Lezhë në fshatin Lalm i Vjetër, pasi shkon shpesh, por është larguar nga aty rreth orës 10:00.

“S’kam lidhje me vrasjen, kam qene në fshat atë dite sepse kam shtëpi dhe blegtori dhe qëndroj vazhdimisht, por në orën 10 kam zbritur në Lezhë, dhe lajmin e mora vesh në televizor në orën 16 :00. Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen. Kam pasur konflikt me Preng Simoni 8 muaj më parë, por që e kishim zgjidhur, u morëm vesh me njëri tjetrin. Murranin e kam pasur lidhje miqësore, nuk mund ta beja unë atë krim”, mësohet të ketë thënë Përdoda.

Aleksander Përdoda ishte një person me precedent kriminal në fushën e krimeve. Përdoda njihej edhe kultivues i lëndëve narkotike dhe kishte patur probleme pronësie edhe me banorë të tjerë të fshatit.
Shtuar më 29/04/2020, ora 15:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori