"Kam humbur familjen", flet e mbijetuara e vetme e familjes Josifi
Detaje të tjera zbardhen nga ngjarja tragjike në Tiranë e cila mund të themi se ka marrë dhe përmasa të frikshme.

Blerta është e mbijetuara e vetme e familjes Josifi dhe aktualisht ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore në Urgjencën e Psikiatrisë në QSUT, ndërsa mësohet se ajo është e vetëdijshme dhe reagon duke qarë vazhdimisht.

“Kam humbur familjen”, është shprehur ajo duke vijuar të qajë.

Zhaneta Josifi dhe motra e Blertës, Anisa u gjetën të vdekura brenda shtëpisë së tyre mbrëmjen e djeshme pasi vëllai i gruas njoftoi policinë sepse nuk kishte patur lidhje me to prej disa ditësh.

Dyshohet se Anisa Josifi ishte e vdekur prej disa muajsh në shtëpi, ndërsa nëna dhe motra e kishin lyer me uthull dha vaj ulliri duke e mbuluar njëkohësisht me batanije të shumta.

Anisa është gjetur në krevatin e saj në shtëpi, kurse trupi i Zhaneta Josifit u gjet e shtrirë në dysheme. E shtrirë në dysheme u gjet edhe Blerta Josifi, por për fat të mirë ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se babai i tyre humbi jetën duke u hedhur nga pallati për shkak të problemeve ekonomike dhe pamundësisë për të furnizuar familjen me para sepse ishte invalid.

Në këto kushte, familja u transferua në Tiranë për një jetë më të mirë, por këtu janë indoktrinuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
Shtuar më 03/07/2020, ora 12:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori