Kakavija sërish pikë kaosi, qytetarët torturohen në radhë të gjata
Radhët e gjata janë kthyer në një makth për qytetarët shqiptarë në pikën Kufitare në Kakavijë.

Qytetarët që nisen drejt Greqisë, detyrohen presin prej orësh për të kaluar kufirin.

Radha e automjeteve prej 20 km vijon nga fshati Jorgucat deri në kufi me Greqinë, duke shkaktuar në këtë mënyrë trafik dhe bllokim të lëvizjes së automjeteve.

Trafiku është bllokuar në të dyja anët e rrugës nacionale Jorgucat-Kakavijë.





Shtuar më 14/08/2020, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori