Dzeko alarmon Interin, dëmtohet me kombëtaren

Edin Dzeko shqetëson Interin teksa aktualisht është i grumbulluar me Bosnjen e Hercegovinës për kualifikueset e Euro 2024. Sulmuesi nuk ishte pjesë e skuadrës në fitoren ndaj Islandës.

Pak ditë më parë trajneri i Bosnjes, Faruk Hadzibegic foli për një shqetësim që kishte Dzeko.

Ai lëndoi shpinën në seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes me Islandën.

Dzeko nuk ishte i disponueshëm për ne në këtë takim. Shpresojmë ta rikuperojmë për sfidën e radhës që kemi të dielën në mbrëmje përballë Sllovakisë.” – u shpreh Hadzibegic.


Shtuar 24.03.2023 19:38