Sipas një studimi të ri
kafshët janë në gjendje të ndjejnë diçka që njerëzit nuk munden. Duke ekzaminuar pamjet nga
kamerat e sensorit të lëvizjes në Parkun Kombëtar Yanachaga të Perusë,
shkencëtarët zbuluan se aktiviteti i kafshëve ra në mënyrë të konsiderueshme muaj pëpara se të ndodhte një
tërmet me madhësi 7,0.
Gjatë tre javëve para
tërmetit,
kamerat regjistruan pamjet e kafshëve si zakonisht, dhe 5-7 ditë para
tërmetit kamerat nuk regjistruan fare
kafshët.
Studiuesit mendojnë se
kafshët mund të jenë më të ndjeshme ndaj joneve pozitive në ajër që ndërtohen kur shkëmbinjtë në sipërfaqen e tokës stresohen duke çuar në një
tërmet, gjë që mund të bëjë ata që të largohen.
Kjo nuk është hera e parë që studiuesit kanë vërejtur këtë fenomen,
shkencëtarët në Kinë dhe Japoni e studiojnë këtë për një kohë, duke vërejtur se minjtë e laboratorit kanë një kohë më të vështirë duke fjetur përpara një tërmeti.
Shtuar më 28/11/2019,
ora 10:05