Kadri Veseli kandidat i PAN-it për kryetar të Kuvendit
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli është kandidat i kësaj partie për kryetarKuvenditKosovës.

Lajmin e ka dhënë nënkryetari i kësaj partie Rexhep Hoti.‘Po, kandidat për kryetarKuvendit do të jetë sërish Veseli dhe sapo të zyrtarizohen nesër procedurat do të fillojmë me punët që institucionet e Kosovës të mos vonohen aspak”, tha Hoti në rtk.

Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, seanca konstituive e Kuvendit duhet të mbahet brenda tridhjetë ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.

Pas konstituimit të Kuvendit, Presidenti i Kosovës i jep mandatin partisë apo koalicionit fitues të zgjedhjeve për të formuar Qeverinë. /albeu.com/
Shtuar më 09/07/2017, ora 19:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori