"Kacifa i ri", nipi i terroristit grek thirrje për Vorio-Epirin nga Bularati (FOTO LAJM)

Pëlqej
Vrasja e terroristit grek, Kostandinos Kacifas, në fshatin Bularat ka sjellë tensione të mëdha mes shtetit tonë dhe Greqisë.

Ngjarje mori ngjyrime politike dhe kulmin e arriti ditën e varrosjes së Kacifas, ku mijëra grek bënin thirrje anti-shqiptare në Bularat.

Por nuk ëhstë ndalur me kaq, pasi së fundmi mësohet se porvokimet nga ky fshat kanë rilindur me nipin e Kacifas.

Në Facebook është publikuar një foto e nispit të Kacifas dhe një gruaje greke ku bëhet thirrje për atë që grekët e quajnë “çlirim i Vorio-Epirit”, shkruan JOQ.

Qytetari që ka dërguar fotot shprehet:

Përshëndetje! Kjo foto është publikuar nga femra që gjatë gjithë kohës ishte pranë familjes së Kacifes…ajo grekja që thoshte poezi n varrim. Kjo foto është nxjerrë tek kisha ku dilte Kacifa në këmbë lart fshatit Bularat.
Thjesht nuk pret asnjë që këto foto ta gjejnë kaq sa t dërgohet në JOQ, sepse këtë llogari që ka postuar këtë foto e ka kjo grekja dhe unë e njoh mirë. Ja pra gati e ke: Një kallash jepi këtij dhe filloi kryengritja greke për çlirimin e VORJO-EPIDH*T.”
Në foton e publikuar nga gruaja greke dhe nipi i Kacifas shkruhet:

Mirëmëngjesi me Dhimitrin, Nipin e Kacifës që i ngjajnë shumë nga paja dhe nga trimëria po ashtu edhe në shpirt.
Në manastirin e Koimisesos Theotoku në Bularat!
Në fshatrat dhe në malet e Dropullit, godet zemra e Greqisë se vërtet siç e kemi ne patriotët e vërtetë në mendje dhe në shpirtrat tanë do të nderojmë vëllain tonë Kostandin Kacifën që me sakrificën që bëri bashkoi kombin dhe nderoi idealet për të cilat u sakrifikuan paraardhësit tanë të lavdishëm.”
Shtuar më 21/11/2018, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori