Ka punuar në Shqipëri, ky 28 vjeçar është dëshmitari okular i vrasjes së gruas në Capitol
Një prej pjesëmarrësve në
protestës e dhunshme të mbajtur në godinën e Kongresit amerikan ditën e certifikimit të Joe Biden, ka punuar për disa vite në
Shqipëri.
Thomas
Baranyi, 28 vjeç, ka qenë pjesë e Peace Corps, një organizatë e qeverisë
amerikane e përbërë nga vullnetarë të cilët japin kontributin e tyre në vendet në zhvillim.
Sipas mediave
amerikane,
Baranyi, i cili është nga Nju Xhersi, ka qenë në
Shqipëri në periudhën 2018 – 2020, shkruan “NJ Advance Media”, pasi ka konfirmuar praninë e tij me tre vullnetare që kanë shërbyer bashkë me të.
Baranyi u bë personazh i
protestës së dhunshme, pasi ishte dëshmitar okular i vrasjes së Ashli Babbitt nga policia e Kapitolit gjatë përleshjeve brenda në godinë. Ai tregoi për mediat momentet e fundit të 35-vjeçares, por video është fshirë nga YouTube.
Në intervistë,
Baranyi mban lart dorën me gjak, teksa shpjegon sesi u vra Babbit, teksa po qëndronte ngjitur me të.
Shtuar më 10/01/2021,
ora 10:01