"Ka nisur funerali i PD-së", Baton Haxhiu bën deklaratën e fortë
Analisti Baton Haxhiu është shprehur në emisionin Open se djegia e mandateve ndodh shumë rrallë, por pasoja juridike dhe politike nuk ka vend.

“Opozita ka dashur të ndërtojë simbolikën e diktaturës me këtë veprim. Tragjedia e kësaj historie është lideri i PD, Sali Berisha dhe farsa e kësaj historie është Lulzim Basha. Vendimi i sotëm është moment i rëndë për demokracinë në Shqipëri. Unë shoh disa elementë që e bëjnë opozitën delikate, të pafuqishme dhe që nuk e ka merituar votën e atyre që ia kanë dhënë. Sot ka nisur funerali i lehtë i PD-së dhe liderit të saj, Sali Berisha. Njeriu që e krijoi PD-në nuk e duron mbajtjen e saj, por bashkë me zbehjen e tij dëshiron që funeralin t’ia bashkangjisë edhe partisë”, theksoi Haxhiu./albeu.com/
Shtuar më 22/02/2019, ora 08:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori