Ka ngecur në kufirin greko-turk, pamjet e këtij burri bëjnë xhiron e botës
Pamjet e një burri, ish-luftëtar i ISIS sipas Turqisë i ngecur në kufirin mes këtij shteti dhe Greqisë po bëjnë xhiron e botës.

Sipas mediave turke, burri është një person me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që iu bashkua ISIS disa vite më parë për t'u arrestuar sëfundmi nga ushtria turke gjatë operacionit në Siri.

Turqia e nxorri atë nga vendi në kuadër të deportimit të ish-luftëtarëve të ISIS në vendet e tyre të origjinës, por Greqia nuk ia hapi kufirin.

Kështu, prej disa orësh burri ka mbetur në zonën neutrale mes Turqisë dhe Greqisë duke mos u pranuar nga asnjëri prej vendeve tashmë.

Turqia kërcënon prej muajsh Europën se do t'ia dërgojë ish-luftëtarët e ISIS në vendet e origjinës nëse ata nuk e mbështesin në politikat e saj në Lindjen e Mesme dhe specifikisht ndaj Sirisë. /albeu.com
Shtuar më 11/11/2019, ora 14:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori