Kryeministri Edi
Rama gjatë fjalës së tij tha se në këtë sesion të ri parlamentar do të punohet për të hartuar një ligj për
Presidentin e
Republikës.
Sipas Ramës, ky ligj për
Presidentin është i domosdoshëm.
“Është koha të shtyjmë përpara edhe draftin e ligjit për
Presidentin e
Republikës. Është shfaqur dhe zhdukur shumë herë në skenën e debatit politik.
Mendoj që ka ardhur koha të ketë një ligj për
Presidentin e
Republikës, ka edhe këtu eksperienca plot, që nuk ka nevojë, t’i shpifim, ti marrim, t’i sfidojmë dhe harmonizojmë.
Ky ligj është sa i nevojshëm aq edhe i munguar në të gjithë këto vite”, tha
Rama.
Shtuar më 07/09/2020,
ora 18:35