Eksponentë policie ruanin Ervis Martinaj? Kontrollet në banesat e familjes zbuluan prova, kush janë dy personat që kanë folur

Kontrollet e policisë jo vetëm ne banesën e Martinaj dhe të xhaxhallarëve të tij, por edhe kontrollet në disa qytete të vendit janë bërë edhe pas deklaratave të ish-policit Jeton Lami, i cili ka folur ndryshe nga më parë.

Po ashtu edhe pas dëshmisë se një personi tjetër, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.

Sa i përket kontrollove në banesën e Martinaj përveç arsenalit të armëve të zbuluar, janë gjetur edhe prova shumë të rëndësishme të implikimit të disa eksponentëve të policisë në ruajtjen e biznesmenit Martinaj gjatë kohës që ky i fundit u shpall në kërkim./BW


Shtuar 27.12.2022 19:04