Ka lëndë të rrezikshme, Greqia heq urgjentisht nga tregu shurupin e famshëm: Shitet edhe në Shqipëri
Agjencia Kombëtare e Barnave të Greqisë ka urdhëruar të gjitha farmacitë e vendit që të heqin nga rastet të gjitha sasitë e shurupit "Ponstan" për shkak të sasive të palejuara të plumbit dhe litiumit që gjenden në të, raporton Albeu.com.

Sipas "Zougla.gr", autoritetet greke kanë konstatuar se sasia e këtyre lendëve është shumë më e lartë se sa masa e lejuar prej Bashkimit Europian duke paralajmëruar sanksione të forta ndaj atyre që ia ofrojnë pacientëve.

Ky shurup shitet edhe në Shqipëri, mbetet për t'u parë se cili do të jetë reagimi i autoriteteve tona. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2019, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori