Calhanoglu ishte shumë pranë largimit, Lcesteri dhe Fenerbahce ishin gati të nënshkruanin

Hakan Calhanoglu është një nga lojtarët e Milanit që lidhet shpesh me largimin, por për disa arsye ai ka mbetur në klub.

Mesfushori i avancuar i kuqezinjve, është kërkuar me ngulm nga Leicester dhe Fenerbahce në afatin e janarit, por Milani nuk e ka shitur 26-vjeçarin.

Siç raporton “Calciomercato.com”, Milani do të vendosë për shitjen e Calhanoglut në përfundimin e këtij sezoni.

Të dyja klubet nuk janë dorëzuar për Calhanoglun dhe do të tentojnë përsëri.

Në fund të edicionit do të shihen paraqitjet e tij dhe objektivat e skuadrës, për të vlerësuar pastaj ofertat, ku anglezët janë të avancuar në bisedime.

Turku deri në tani këtë sezon ka luajtur 22 ndeshje në të gjithë garat, ku ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 2 asistime.


Shtuar 13.02.2020 11:50