Kandidati Ilir Alimehmeti kujton Olldashin: Do të risjell një koncept të tijin, haka të shkojë te i zoti

Mjeku Ilir Alimehmeti ka prezantuar veten e tij si kandidat për primaret në Bashkinë e Tiranës. Ai tha se në përgjithësi është fjalëpk, por u kërkoi nëtarëve të Partisë Demokratike që kur të votojnë në primare të kenë në mendje zgjedhjet.

Ai gjithashtu kujtoi dhe të ndjerin Sokol Olldashi, ku u shpreh se do të risjellë modelin e tij, atë të mekanizimit të ekuilibrit mes përgjegjësisë dhe karrierës.

“Miq, demokratë e qytetarë . Jam Ilur Alimehmeti, mjek. Kam arritur këtu përmes punës time. Nuk më ka ardhur vetë kjo ide, por përmes prindërve të mi, të angazhuar në PD. Kanë qenë aty kur PD ka pasur vështirësi. Sërish unë afrohen afër PD në një moment të vështirë, ku në krahun tjetër kemi një monizëm të plotë. Do t’i marrim gjërat me radhë. Unë jam person i pakfjalëve. Pas 14 majit nis gjithçka. Ne e dimë shumë mirë se kush është mekanizmi, është figura më përbashkuese që mbledh më shumë vota. Kështu e nisim situatën nga krahu tjetër, do ët thotë jo vetëm brenda shtëpisë duhet jemi shumë bashkë, por edhe përtej. Është e mundur nëse e bëjmë punën si duhet. Dje ju në ditën e primareve votoni me datën e 14 majit në kokë, ditën e primareve. Vetëm pas saj nisin diskutimet për platformat. Mund t’ju jap tre linjat e shpejta; ndërprerja e pacenueshmërisë, urbanistika dhe taksat.

Unë do ju risjell një koncept që e keni dëgjuar dhe më parë në 2007 nga i ndjeri  Olldashi, mekanizimi i ekuilibrit mes përgjegjësive dhe karrierës, që bazohet mbi modelin e inventari të një kontributi dhe kontrivuteve të secilit anëtar dhe secilit qytetar. Të shkojë haka te i zoti. Drejt kësaj mund të shkojmë vetëm bashkë”, tha Alimehmeti.


Shtuar 19.11.2022 17:29