Zgjedhjet e 14 majit/ Partia Socialiste ndez sot motorët e fushatës elektorale

Partia Socialiste pritet të nis mbrëmjen e kësaj të marte fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Edi Rama pritet nga Tirana të japë mesazhin e tij të parë elektoral drejtuar socialistëve.

Sipas gazetarit Muhamed Veliu çelja e fushatës do të mbledhë në Tiranë të 61 kandidatët për kryetarë bashkie. Ata do të mbjellin 61 pemë në lulishten pranë Sheshit Skënderbej.

Javën e kaluar kryeministri bëri me dije se paratë e dy javëve të para të fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste do të përdoren për të mbjellë fidanë në bashkitë e Shipërisë.

Ai u dërgoi një letër të gjithë kryetarëve aktualë të bashkive në vend, përfshirë të vetmin opozitar në pushtetin vendor, kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia, ku i kërkon që të bashkëpunojnë për të përcaktuar vendin se ku do të mbillen pemët.