"Justifikohet" Rama, ja si veprojnë mjekët kur marrin një telefonatë urgjente (VIDEO)
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka ndarë ë video që tregon momentin kur urgjenca kombëtare merr telefonatën nga e bija se e ëma 82 vjece ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mezi merr frymë, e më pas bëhet gati ekipi për ta vizituar në shtëpi.

Mes ekipit që shkon në shtëpinë e saj është edhe kreu i Urgjencës Skënder Brataj që përpiqet të tregojë se si funksionon me rastet urgjente.

“Ky është shërbimi që i ofrohet qytetarëve. Qytetarët do na kenë pranë në cdo moment me të gjitha format dhe mënyrat”, tha Brataj teksa heq veshjen mbrojtëse dhe tregon se është bërë qull në djersë.

Megjithatë nuk mungojnë ankesat nga vetë qytetarët por edhe mjekët e spitaleve se rastet me Covid janë të shumta ndërsa shumë pacientë në gjendje të rëndë qëndrojnë në autoambulancë pasi vendet në spitale janë ezauruar.

Kjo video vjen në një situatë kur nuk sipas ankesave të qytetarëve, mungojnë vendet bosh në spitale apo shërbimi mjekësor.
Shtuar më 29/11/2020, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori