Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër, 77-vjeçarja shpëtohet nga rrënojat 9 ditë pas tërmetit

Më shumë se nëntë ditë pasi një tërmet i fuqishëm tronditi Turqinë dhe Sirinë, ekipet e shpëtimit po nxjerrin ende njerëzi nga rrënojat, duke sfiduar parashikimet se koha për mbijetesë ka kaluar.

Të mërkurën, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë publikoi video që tregon shpëtimtarët duke nxjerrë një grua 77-vjeçare nga rrënojat në qytetin e Adiyaman, rreth 212 orë pas tërmetit.

Agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu e identifikoi atë si Fatma Gungor dhe tha se familja e saj e përqafoi pasi ajo u shpëtua.

Më pas të mërkurën, një tjetër grua, e identifikuar si 45-vjeçarja Melike İmamoğlu, u shpëtua pas 222 orësh në rrënoja në qytetin e Kahramanmaras, sipas televizionit shtetëror të Turqisë TRT Haber.

Më herët, ekipet në Turqinë jugore thanë se po dëgjonin ende zërat e të mbijetuarve të bllokuar.

Imazhet e drejtpërdrejta të transmetuara nga CNN Turk të martën treguan shpëtimtarët që punonin në dy zona të rajonit Kahramanmaras, ku po përpiqeshin të shpëtonin tre motra, por është e paqartë nëse motrat mbijetuan./Albeu.com/


Shtuar 15.02.2023 17:50