Kreu i opozitës, Lulzim
Basha gjatë fjalës në protestën e 10 kombëtare i është drejtuar me një mesazh socialistëve të ndershëm, duke u bërë thirrje atyre që të mos e lënë më PS-në në
duart e krimit.
Basha ka thënë se socialistët duhet ta braktisin Edi
Ramën dhe ta izolojnë atë.
"Faleminderit opozitës së bashkuar. Ju jam mirënjohës secilit prej jush nga udhëheqësit tek anëtari më i thjeshtë. Bashkë jemi një uragan politik i pandashëm.
Faleminderit mbështetësve të Partisë Demokratike për besimin tek kauza jonë për të cilën qëndruam bashkë, luftojmë bashkë, ngrihemi bashkë, fitojmë bashkë, duke refuzuar mercenarët e përbuzur të shitur tek Edi Rama.
Nga ky shesh dua t’i drejtohem socialisteve të ndershëm në Shqipëri, ju nuk
jeni hajna, nuk
jeni kriminelë. Mos e lini partinë tuaj në
duart e krimit. Është përgjegjësia juaj ndaj vetes dhe ndaj Shqipërisë, braktiseni Edi
Ramën, izolojeni Edi
Ramën. Shpëtoni partinë tuaj të marrë peng nga banditët e rrugës.
Sot jemi më shumë se kurrë në këtë shesh, por më pak se kurrë në Shqipëria. Shqipëria po shkretohet, shqiptarët po largohen nga varfëria dhe pamundësia. Po ikën elita, të rinjtë, e ardhmja e vendit", tha
Basha.
Shtuar më 08/07/2019,
ora 21:31