Marion
Mitro arriti ti shpëtonte atentatit të ngritur kundrejt tij në qytetin e Vlorës. Sipas Abc News, gjatë marrjes në pyetje,
Mitro, i cili ka mbetur i plagosur ka deklaruar se ka qenë me kurriz në momentin kur u qëllua dhe se s’ka parë asnjë autor.
Po ashtu,
Mitro ka deklaruar se kohët e fundit nuk ka pasur asnjë konflikt dhe se nuk e di se kush mund të ketë dashur t’i bëjë keq.
Kush është Marion
Mitro?
Për herë të parë emri i tij doli para prokurorëve gjatë dëshmisë së Ndriçim Gjokonës në lidhje me bandën e tritolit të
Julian Sinanajt.
Në atë kohë, Gjokona tha se kishte marrë porosi nga
Mitro për vendosje tritoli ndaj disa objektivave.
Mitro ka qenë polic më herët, ndërsa rezulton i dënuar me 8 vite burg për rolin në bandën e
Julian Sinanajt.
Prokuroria e akuzoi se
Mitro ishte personi që bënte lidhjen mes personave që porosisnin vrasjet dhe
Julian Sinanajt, i cili përgatiste bombat dhe ekzekutontje porositë.
Në vitin 2014, atij iu sekuestruan disa apartamente dhe lloigari bankare në një biznes ku ishte bashkëortak pasi dyshohej se të ardhurat ishin siguruar nga veprimtari kriminale. Po në vitin 2014,
Mitro u akuzua si personi që vendosi bombën poshtë makinës së ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.
Shtuar më 27/01/2021,
ora 10:39