Si mund të merrni 600 euro dëmshpërblim nga kompania nëse ju kanë shtyrë fluturimin
Pëlqej
Mjaft kompani ajrore që operojnë në Shqipëri e kanë bërë rrugë tashmë vonesën në aeroport duke i lënë udhëtarët për orë të tëra në pritje.

Janë bërë të zakonshme tashmë shtyrjet e fluturimeve me dy-3 orë, ndërsa nuk mungojnë edhe shtyrje me më shumë se 5-6 orë.

Pasi janë rraskapitur nëpër aeroporte, qytetarët nisen pas shumë orësh pritje duke u përballur edhe me surpriza të tjera, siç mund të jetë për shembull zbritja në një aeroport tjetër dhe jo për atje ku ishte prerë bileta.

Albeu.com shkruan se për të gjitha këto vonesa ka një zgjidhje, ku kompanitë ajrore detyrohen të dëmshpërblejnë udhëtarin me çmimin e biletës si edhe një kompensim dëmi që varion nga 200 deri në 600 euro në varësi të vonesës së krijuar.

Çdo udhëtar ka të drejtë që të kërkojë dëmshpërblim nëse udhëtimi shtyhet me më shumë se 3 orë.

Ka disa forma të kërkimit të këtij shpërblimi, por njëra prej tyre është të aplikosh përmes AirHelp.

Mjafton që në faqe të bësh upload të dhënat që ajo kërkon dhe më pas janë ata që merren me çështjen tëndë duke të marrë në fund, nëse miratohet dëmshpbërlimi, 25 për qind të shumë që ju merrni.

Kompanitë ajrore abuzojnë me udhëtarët nga Shqipëria nisur edhe nga fakti se ne nuk jemi ende pjësë e BE-së, por edhe se shumica dërrmuese nuk janë të informuar se si mund të marrin dëmshpërblim nga kompania. /albeu.com/


Shtuar më 08/09/2018, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori