Lideri i Liberal demokratëve
serbë Çedomir
Jovanoviq e krahasuar ministrin e brendshëm
serb Ivica Daçiq me ish-liderin e partisë së tij Sllobodan
Millosheviq. Gjatë një fushatë në Preshevë,
Jovanoviq duke iu referuar arrestimit të policëve kosovarë ka deklaruar se ministri i brendshëm
serb “Daçiq ka shumë
Millosheviq brenda vetes”.
Sipas Express
Jovanoviq ka theksuar se partia e tij do të luftojë për të drejtat e shqiptarëve atje ashtu sikurse do të luftojë edhe për të drejtat e
serbëve në Kosovë.
“Është vështirë të jesh shqiptar në Serbi, është vështirë të jesh edhe
serb në Kosovë. Por, kjo peshë është e madhe veçanërisht për shkak të politikës së keqe që është. Unë nuk kam të drejtë të kërkojë nga ju atë që e kërkoj nga
serbët, nga ata kërkoj ta ndryshojmë Serbinë, e nga ju kërkoj vetëm durim. Janë edhe 30 ditë kur do të votojmë dhe do ta zgjedhim një qeveri që do të vijë këtu në Preshevë dhe do të shkoj edhe në Prishtinë dhe do ta kuptoj se vetëm kjo është shkurtesa për tu lidhur me botën. Gjithçka tjetër është gënjeshtër”, tha
Jovanoviq. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012,
ora 09:28