Jonida Maliqi kualifikohet në finalen e "Eurovision2019"
Jonida Maliqi me këngën "Ktheju tokës" ka arritur të kualifikohetfinalen e "Eurovision 2019".

Performanca e saj në gjysmëfinalen e dytë ishte fantastike.

Faqja zyrtare e Eurosong e ka cilësuar zërin e Jonidës mahnitës dhe interpretimin e shkëlqyer. E veshur si një mbretëreshë ilire, Maliqi arriti të përcillte më së miri mesazhin e këngës, që përmban shumë elementë folklorikë shqiptarë.

Natën e sotme janë kualifikuar 10 shtete mes tyre Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

I urojmë sukses Jonida Maliqit tashmë në finale. /albeu.com/

Shtuar më 16/05/2019, ora 23:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori