“Nuk doja ta vrisja”, zbardhet dëshmia e shqiptarit që i mori jetën “amerikanit” në Greqi

Mediet greke kanë publikuar dëshminë e Izbi Çaushit, i cili akuzohet për vrasjen e një 47-vjeçari në Kalamata, i njohur me nofkën “amerikani”, shkruajnë mediet greke.

Kujtojmë se Çaushi ishte në kërkim prej disa ditësh nga policia greke. Ai u arrestua dje, 25 janar. Çaushi tha për hetuesit e çështjes se nuk donte që të vriste 47-vjeçarin grek dhe se ishin takuar për t’u sqaruar për një sherr që kishte ndodhur vitin e kaluar.

“Unë shkova të sqarohesha për një sherr që kishim pasur bashkë”, citohet të ketë thënë Izbi Çaushi.

Gjithashtu shqiptari tha se armën e krimit, me të cilën vrau shtetasin grek e kishte hedhur në det.

Kujtojmë se pasi plagosi për vdekje 47-vjeçarin, me të cilin dyshohet se kishte një mosmarrëveshje, Çaushi u arratis në kafenenë e njërit prej dy grekëve që tashmë janë arrestuar për strehimin e tij, shkruan protothema./albeu.com/