Joe dhe Jill Biden hedhin votën e tyre për zgjedhjet presidenciale
Kandidati demokrat për president i SHBA-ve Joe Biden dhe gruaja e tij Jill votuan sot në zgjedhjet, duke iu bashkuar 74 milion amerikanëve që shfrytëzuan votimin e parakohshëm.

Biden votoi në ndërtesën e Zyrës Shtetërore Karvel në qytetin e tij të lindjes Uilmington, Delaver.

Sipas mediave amerikane, Biden pritet të fitojë lehtësisht në Delaver.

Kundërshtari i tij, kandidati republikan dhe presidenti aktual Donald Tramp, votoi të shtunën në bibliotekën publike përballë një prej klubeve të tij të golfit në Florida.

Kujtojmë se zgjedhjet presidenciale në SHBA janë afër dhe pritet të zhvillohen më 3 nëntor.
Shtuar më 28/10/2020, ora 23:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori