Jo vetëm në Kakavijë, radhë kilometrike edhe në doganën e Kapshticës
Prej tre ditësh, pika doganore e Kakavijës është bllokuar dhe shqiptarët po presin në radhë kilometrike për të kaluar në shtetin helen.

Por, problematike nuk është vetëm Kakavija. Radhë të gjata të makinave vijojnë dhe në Kapshticë ku radhët kanë arritur deri në 3 km, ndërkohë që gjatë natës autoritetet greke e kanë ndërprerë punën dhe në mëngjes puna ka vijuar me ritme të ngadalta.

Qytetarët në pikën kufitare të Kapshticës theksojnë se janë të detyruar që të presin në radhë të gjata pa asnjë informacion.

“Vij nga Tirana dhe po pres në radhë, asnjë nuk është interesuar në lidhje me këtë situatë, kemi fëmijë të vegjël në makinë në temperatura ekstreme dhe po presim një përgjigje nga shteti, policia shteti dhe ato që janë përgjegjës. Do të qëndroj pasi pas nuk kthehem dot duhet të iki në punë. U bëj apel autoriteteve pasi nuk kemi as ku të kryejmë nevojat shëndetësore. Këtu nuk ka asgjë rrotull, kemi ngel mes rrugës”, është shprehur një nga qytetarët që pret në rrugë për Abc news.

Ndërkohë mësohet se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë hyrë 1356 qytetarë dhe kanë dalë 4518 shtetas të huaj e shqiptarë.
Shtuar më 15/08/2020, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori