Jo vetëm Merkel, Edi Rama takohet në Gjermani me reperin shqiptar (FOTO LAJM)

Ditën e sotme Kryeministri shqiptar, Edi Rama bëri një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Ndryshe nga herët e tjera, ai kishte veshur një kostum serioz të kombinuar me këpucë, megjithatë sërish ka ditur si të tërheqë vëmendje.

Ai i dhuroi kancelares librin e tij dhe në mediat gjermani gjesti i tij është vlerësuar shumë.

Megjithatë pas takimit të rëndësishëm, Edi Rama ka takuar reperin e njohur shqiptar Mozzik.
Të buzëqeshur ata kanë shkrepur një selfie dhe foton e ka publikuar Mozzik në Instastory.

Nuk dihet se si ata janë takuar bashkë, megjithatë fytyrat e tyre në këtë foto përcjellin shumë pozitivitet.

Mos ndoshta kryeministri do i futet repi? Apo Mozzik politikës?

E pamundur.
Shtuar më 14/09/2019, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori