Jo më Ura Vajgurore, qyteti merr emrin e vendbanimit antik
Bashkia Ura Vajgurore së shpejti do të quhet Dimal. Propozimi për ndryshimin e emrit që erdhi nga disa intelektualë të zonës, zë fill tek qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit.

“Zbulimi i qytetit Antik të Dimalit zgjoi idenë e për ta shndërruar emrin e Bashkisë së Urës Vajgurore në atë të Dimalit me qëllim shndërrimin gradualisht në një destinacion turistik të kësaj qyteze”. Shumica e banorëve të qytetit janë dakort me këtë vendim, shkruan Tvklan.

“Për mua Bashkia duhet të quhet Dimal, ndërsa qyteti lë të vijojë që ta mbajë emrin Ura Vajgurore”.
“Sigurisht që do të jetë me mirë se kot nuk është bërë një propozim i tillë”

Kryetarja e Bashkisë thotë se ndryshimi i emrit nuk ka asnjë kosto për qytetarët. Ky propozim i hershëm ka si vizion zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

“Kemi jo më pak se 2 – 3 vjet që kemi nisur punën për ndryshimin e emrit të bashkisë sonë, pra riorganizim pa ndryshim kufijsh. Duke evidentuar dhe duke nxjerrë në pah të gjithë asetet që ka ky territor, do të zhvillim dhe rrjetëzimin e të gjithë zonës së Dimalit”.

Brenda 2 javëve të ardhshme relacioni me propozimin për ndryshimin e emrit do të kalojë në Këshillin Bashkiak e më pas do të miratohet në Parlament.
Shtuar më 12/07/2020, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori