Jo koronavirusi, cili është mesazhi i Metës sot
Ditën e sotme presidenti Meta është shkëputur nga mesazhet ndaj koronavirusit duke i kushtuar rëndësi Bankës së Shqipërisë. Sipas Metës, sot është 95 vjetori i themelimitBankës së Shqipërisë, për të cilën thotë se ka treguar qëndrueshmëri të vazhdueshme në drejtim të stabilitetit financiar të vendit.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta në Facebook:

Sot është 95-vjetori i themelimitBankës së Shqipërisë, një nga aktet historike shtetformuese më të rëndësishme që i dha vendit monedhën e vet kombëtare.

Banka e Shqipërise ka treguar qëndrueshmëri të vazhdueshme në drejtim të stabilitetit financiar të vendit.

Politikat monetare lehtësuese kanë nxitur investimet, konsumin dhe kreditimin, me qëllim rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në situatat e vështira që po kalon vendi, edhe si pasojë e tërmetit të vitit të kaluar apo pandemisë, Banka e Shqipërisë vlerëson të një rëndësie të veçantë mbështetjen për biznesin dhe qytetarët.

Banka e Shqipërisë, përmes ruajtjes së pavarësisë së saj dhe rritjes së profesionalizmit, do jetë gjithmonë garante e stabilitetit financiar, por edhe sovranitetit kombëtar.

Mirënjohje për të gjithë profesionistët të cilët shërbyen, që nga dita e parë e themelimit të saj me dekretin e 15 Marsit 95 vite më parë, e deri në ditët e sotme.


Shtuar më 15/03/2020, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori