Jetonte vetëm, gruaja nga Lushnja i jep fund jetës me fotoksinë
Pëlqej
Një grua e moshës 64 vjeçare është vetëvrarë duke konsumuar
fotoksinë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shtetasja L.N u gjet e vdekur në banesën e saj e cila jetonte vetë.

Nga hetimet e para rezultoi se gruaja banuese në fshatin Stan Karbunarë nuk ishte e dhunuar, por pas veprimeve të kryera rezultoi se kishte pirë fotoksinë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më date 13.12.2017, rreth orës 17:00, në fshatin Stan Karbunarë, në banesë, është gjetur e vdekur, pa shenja dhune, shtetësia L. N., vjeç 64, e cila jetonte vetëm. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga vetëhelmimi me fotoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë.
Shtuar më 14/12/2017, ora 21:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori