Mbi 600 efektivë në terren, megaoperacion antimafia në Itali, 29 të arrestuar

Një megaoperacion antimafia po zhvillohet në të gjithë Italinë.

Sipas medieve fqinje, që në orët e para të mëngjesit të sotëm karabinierët e komandës provinciale të Vibo Valentia janë angazhuar në operacionin “Maestrale-Carthago”.

Mbi 600 efektivë kanë ekzekutuar masa paraprake në të gjithë territorin kombëtar ndaj 84 subjekteve (29 në burg, 52 arrest shtëpie dhe 3 me detyrim paraqitje në policinë gjyqësore).

Operacioni koordinohet nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Catanzaro, e drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri.

Nuk dihet ende kombësia e personave të arrestuar dhe akuzat që rëndojnë mbi ta./Albeu.com


Shtuar 7.09.2023 09:20