Një ngjarje e rëndë është parandaluar në një
kafe të Shangait, por siç thotë edhe shprehja, jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër.
Dy miq që po pinin
kafe në një lokal të Starbucks kanë shpëtuar për pak centimetra nga vdekja, kur një
dritare ra nga 9 metra lartësi dhe përfundoi mbi tavolinën ku ata po
qëndronin.
Qian dhe
miku i tij po
qëndronin të ulur në tarracën e lokalit, kur ndodhi aksidenti.
Për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk është lënduar.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur Qian dhe
miku i tij po
qëndronin të ulur dhe dukej se po shijonin kafenë, kur një
dritare u shkëput nga korniza e saj dhe ra me shpejtësi të madhe mbi tavolinën e tyre.
Shtuar më 08/11/2019,
ora 12:39