Jeta e polices së plagosur me kapsolle, mbi motorrë të fuqishëm dhe palestër (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme para parlamentit shpërtheu dhuna mes banorëve të "Astririt" dhe Policisë së Shtetit.

Nga të dyja palët pati të lënduar por më rëndë ishte plagosja me kapsolle e efektives së policisë, Ina Nuka.

Në fillim u tha se policja në fjalë ka humbur të katër gishtat nga shpërthimi, por më pas në psital u mësua se gjendja e saj ishte me e lehtë.

Por kush është Ina Nuka?

Ina është një vajzë 24 vjeçare nga Peqini, e cila siç ka treguar ka mbaruar studimet në Institutin e Fizkulturës. Më pas nga pasioni që kishte për policinë nisi studimet në Akademinë e Policisë.

Pasioni i saj për uniformën bënë që të largohej nga familja dhe të sitemohej në një shtëpi me qera, si e si të ishte më e gatshme për detyrën e re.

Por Ina ka edhe një tjetër pasion, siç shihet në fotot e saj të publikuara në rrjet. Fiksimi i saj duke të jenë motor e mëdhenj dhe të fuqishëm, një fiksim që i përshtate më së miri me punën që bën si pjesë e grupit "Shqiponja".

Gjithashtu ajo nuk lë pas dore edhe palestrën, ku në një foto shihet e feshur me doreza teksa grushton një thes boksi.

Për më tepër ju ftojmë të shihni galerinë e mësipërme. /albeu.com/



Shtuar më 23/11/2018, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori