Jepte lajmet topless, Greta Hoxhën e shkarkojnë nga puna
Pëlqej
Ajo është juriste por dashuron gazetarinë dhe për t'u futur në tregun e medias është e aftë të bëjë çdo gjë.

Greta Hoxha, e njohur si moderatorja topless e lajmeve në "Zjarr Tv" ka qenë gjithnjë e bindur se ka thyer tabutë në Shqipëri dhe për këtë ndihet mjaft krenare.

Por ajo është shkarkuar nga puna.

Pronari i këtij televizioni, Ismet Drishti, është shprehur se bashkëpunimi me Hoxhën është mbyllur këtu.

Duke mos dhënë shumë detaje për arsyet e largimit, për të ruajtuar privatësinë e gazetares, Drishti është shprehur se mes tyre ka pasur “mosdakordësi” për disa çështje,e kjo ka sjellë edhe largimin nga puna të Hoxhës.
Shtuar më 17/07/2018, ora 22:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori