Jepet pretenca për "Bandën e Mirditës"
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë ditën e djeshme pretencën për 5 anëtarët e asaj që njihet si “Banda e Mirditës”, duke i kërkuar gjykatës 1 dënim me burgim të përjetshëm dhe 4 dënime me 14 vite burg.

Anton Martini prokurori i kësaj cështje, pas leximit të të gjithë akuzave dhe episodeve ku pjesëtarët e këtij grupi ishin përshirë, kërkoi dënimin me “burgim të përjetshëm” për Nikoll Syziun ndërsa 14 vite burg kërkoi për Bardhok Syziun, Tom Syziun, Tom Gjokën dhe Arjan Reçin, të cilët mësohet se janë zhveshur nga akuza e vrasjes dhe të të përgjigjen vetëm për “vjedhje me dhunë”.

Sipas pretendimeve të organit të akuzës, rezulton që natën e datës 28.06.2000 në parkingun e ish SMT Rrëshen, personat e akuzuar kanë vrarë punonjësin e policisë Gjon Pacuku dhe kanë plagosur rëndë efektivët e tjerë Nikoll Marku, Ndue Cupi, Bardhok Jaku dhe Preng Gjoka, duke u larguar nga vendi i ngjarjes./albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori