Tonali: Frika duhet lënë mënjanë, do të luajmë siç dimë ne

Në prag të ndeshjes vendimtare të Champions League ndaj Salzburgut, Sandro Tonali ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp duke folur rreth kësaj sfide.

Çfarë ndjeni në prag të kësaj ndeshjeje?

“Nga ndeshjet paraprake të Europa League dy vjet më parë deri më sot, është një rrugë që e meritojmë. E nisëm nga fundi dhe erdhëm deri këtu. E dimë se është një moment i rëndësishëm i sezonit, i cili na jep mundësinë të përmirësohemi dhe të arrijmë objektivin e parë sezonal”.

Keni më shumë frikë nga presioni i kësaj ndeshje?

“Nuk ka nevojë të kesh frikë. Presioni është i drejtë. Ne e dimë që Salzburg është një ekip shumë i fortë me karakteristika të sakta, ne kemi punuar shumë për ta dhe për veten tonë, gjë që është me e rëndësishmja tani. Do të përballemi ashtu siç ne dimë ta bëjmë”.

Çfarë emocionesh keni për nesër?

“Kështu duhet të jetë për të gjithë. Ne të gjithë e dimë rëndësinë e së nesërmes dhe secili prej ndesh ka emocione. Ne duam dhe kemi punuar për të kaluar raundin. Do të luajmë me shumë dëshirë dhe emocione”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.11.2022 14:31