Jep dorëheqjen gjyqtarja e Krimeve të Rënda, dosjet "e nxehta" që kishte në dorë
Gjyqtarja e Krimeve të Rënda Liljana Baku ka dhënë dorëheqjen, pa kaluar ende procesin e Vetingut. Mësohet se gjyqtarja ka paraqitur dorëheqjen pranë këtij organi që në datën 2 Dhjetor për arsye personale.

Gjyqtarja Liljana Baku, gjatë muajve të fundit, ka marrë një protagonizëm të theksuar, sidomos sa u përket vendimeve që shkojnë në favor të qeverisë.

– Në Maj 2018">2018, Baku refuzoi kërkesën e prokurorëve për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ajo u mjaftua vetëm me caktimin e “arrestit në shtëpi”, duke i dhënë mundësinë ish-ministrit të dyshuar për bashkëpunim me narko-trafikantët Habilaj që të sfidonte autoritetet hetimore nga banesa e tij.

Për të njëjtën çështje, gjyqtarja Baku refuzoi kërkesën e Prokurorisë për vijimin e hetimeve ndaj Saimir Tahirit. Gjyqtarja Baku vendosi që prokuroria të mbyllë hetimet deri në 10 mars 2019.

Po në të njëjtin hetim, gjyqtarja Baku lejoi prokurorinë që të vijonte hetimet për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

– Në Tetor 2018">2018, gjyqtarja Liljana Baku vendosi të aplikonte masa sigurimi për personat që denoncuan përfshirjen në trafik narkotikësh të Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj.

Shtuar më 09/12/2019, ora 14:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori