Teksa është në pritje të bebushes që të vijë në jetë, e dashura e Ledrit që tashmë ka marrë më shumë vëmendje se edhe vetë reperi, ka vendour të kalojë pak kohë me
ndjekësit e shumtë në Instagram.
Sara ka shuar kuriozitetin e ndjekësve të saj duke dhënë mjaft informacione për veten dhe shtatzëninë që nuk i kishte zbuluar deri tani.
Por padyshim që pyetjet që bien shumë në sy janë edhe ato për Ledrin, dhe
ndjekësit kanë qenë kurioz edhe për fotone parë të bukuroshes me reperin.
Sara nuk ka nguruar të ndajë menjëherë foton e parë që kanë shkrepur bashkë.
Të lumtur teksa i dhurojë puthje njëri-tjetrit, fotoja e parë e Sarës dhe Ledrit s'mund të ishte më e ëmbël./albeu.com/
Shtuar më 30/11/2020,
ora 11:11