Jay Z konfirmon publikisht tradhëtinë ndaj Beyonces (FOTO LAJM)

Jay Z më në fund ka konfirmuar tradhëtinë e tij ndaj Yllit të muzikës, Beyonce.

Albumi i tij i shumëpritur “4:44” më në fund është publikuar në platformën Tidal dhe ka shkaktuar një stuhi të vërtetë në rrjete sociale pasi mësohet se në disa prej këngëve, producenti i famshëm pranon tradhtinë bashkëshortore ndaj Beyonce-s, për të cilën ajo u shpreh fillimisht në albumin e saj “Lemonade”.

Në dhjetra vargje Jay i kërkon falje bashkëshortes së tij dhe reflekton mbi tradhëtinë që siç shprehet ai vetë, desh e bëri të humbte “vajzën më të paparë në botë”.

Në këngën “Family Feud”, ai madje këndon “Më lër rehat Becky”, duke iu referuar vajzës që thuajse shkatërroi martesën e tij, të cilën Beyonce në “Lemonade” e quan “Becky me flokët e bukur”. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori