"Javës tjetër, publikime të frikshme", çfarë po paralajmëron ish-oficer Zagani
Pëlqej
Ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku ka thënë se në javën e ardhshme do të ketë publikimefrikshme.

Zagani prej muajsh ndodhet në azil politik në Zvicër por nuk ka hezituar që të përfshihet në disa çështje politike në Shqipëri.

Ai nuk ka dhënë detaje se për çfarë publikimesh bëhet fjalë, por thekson mbi faktin se tradhtari ndëshkohet më shumë se armiku.

“Tradhtari ndëshkohet më keq se armiku. Drejtësia është obligim i çdo shoqërie a aq më tepër për opozitën, por kur nuk i çon betejat deri në fund nuk fiton as betejë e as luftë. Javën tjetër do të ketë publikimefrikshme por mos bëni përsëri si të mallëngjyer për drejtësi…!”, shkruan Zagani. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori