Temperaturat mesatare janë ulur me disa gradë gjatë kësaj jave në vend,
ndërsa në vijim pritet që të fillojnë reshjet e dëborë duke na futur tërësisht në stinën e dimrit.
Paraditja dhe mesdita e së hënës së javës së ardhshme
parashikohet të shoqërohen me reshje të
dendura dëborë në pjesën veriore dhe veri-lindore të vendit.
Reshjet pritet të ketë një
intensitet 1-2 centimetër për orë,
ndërsa në zona të caktuara
parashikohet një
intensitet më i lartë.
Ndërkohë që në veri
parashikohet dëborë, reshje të
dendura shiu do të vërehen edhe në zonën e Lezhës dhe Laçit.
Shtuar më 25/11/2020,
ora 15:15