Keisi e hutuar, Sabiani shpërthen në lot për gabimin më të madh që ka bërë ndaj vajzës së tij para BBV (VIDEO)

Pak ditë para se të futej në shtëpinë e BBV, Sabiani ka hequr nga ndjekësit në Instagram të bijën, Keisin.Kjo për shkak të gjendjes në të cilën ai ndodhej për historinë e dashurisë që e bija po krijonte me Kristin brenda shtëpisë.

Por gjatë qendrimit në shtëpinë e BBV, Sabiani është përlotur kur është pyetur gjatë një loje të organizuar cila është gjëja më e çmendur që ka bërë.

“Kjo e fundit në Instagram, i bëra diçka para se të futesha. O Zot na ruaj mendt e kokës”, shprehet Sabiani teksa përlotet dhe shihet Keisi që bën një reagim të çuditshëm ku duket se nuk kupton asgjë nga ajo që ka ndodhur.


Shtuar 11.03.2023 20:55