Djali iu fejua, njihuni me nusen e ardhshme të David dhe Victoria Beckham

Brooklyn Beckham, djali i David dhe Victoria Beckham është rritur mjaftueshëm sa për të na prezantuar të fejuarën! Ditët e karantinës, ai i kaloi me të dashurën e tij dhe në përfundim të saj, doli i fejuar!

“Dy javë më parë i kërkova shpirtit tim binjak të martohej me mua dhe ajo tha po! Jam burri më me fat në botë! Premtoj që do të jem bashkëshorti dhe babai më i mirë!”- shkruan djali jo dhe aq i vogël i çiftit të famshëm.

E dashura prej 1 viti, Nicole, nuk kishte si të mos e ndante një lajm të tillë me ndjekësit e saj, duke i shprehur publikisht dashurinë Beckham-it.

“Ti më ke bërë vajzën më të lumtur në botë. Mezi po pres të kaloj me ty gjithë jetën time. Dashuria jote është dhurata më e mirë. Faleminderit Harper për këtë foto.”- i drejtohet ajo vogëlushes së familjesë a.k.a kunatës së ardhshme.

Dyshja, nisi romancën në tetor të 2019-ës dhe e konfirmoi lidhjen përmes një postimi në janar të 2020-ës. Deklaratat publike të dashurisë, nuk kanë munguar që nga fillimi i lidhjes.

Nga ana tjetër, si Victoria ashtu dhe Beckham duken mjaftueshëm të kënaqur me zgjedhjen e të birit.

“S’mund të ishim më të lumtur që ju të dy do të martoheni.”- uron Victoria çiftin.


Shtuar 12.07.2020 08:08