Janinë: Vorio-epiriot, deklarohu grek
Ndërkohë që regjistrimi i popullsisë po vazhdon, qyteti më i afërt i Greqisë me Shqipërinë, Janina është gdhirë mëngjesin e djeshëm me postera të shumtë, të cilët i bëjnë thirrje të gjithë Vorio-epiriotëve të deklarojnë origjinën e tyre në regjistrimin e popullsisë që është duke u zhvilluar në Shqipëri.

“Vorio-epiriot deklaro origjinën tende. Deklarohu grekregjistrimin e popullsisë në Shqipëri”.

Kështu shkruhet në qindra posterat e shpërndarë në të gjitha muret e Janinës.
Referuar mediave të shtetit fqinj, ende nuk dihen autorët e vendosjes së këtyre posterave, të cilët bien ndesh me thirrjet dhe vendimet e marra nga OMONIA dhe PBDNJ, të cilat i janë drejtuar minoritetit grek në Shqipëri, që të refuzojnë Censusin pas sipas tyre, është një mënyrë për të zvogëluar artificialisht numrin e minoritetit në vendin tonë.

Banorët e Janinës janë befasuar nga këto postera, pasi prej kohësh nuk ishin parë thirrje kaq të forta për “Vorio- Epirin” në këtë qytet.

"Gazeta Shqiptare" shkruan sot se procesi i regjistrimit vijon me ritme normale në qarkun e Gjirokastrës. Madje krejt ndryshe nga çfarë u deklarua për një bojkot të këtij procesi në zonën e minoritetit etnik grek duket se banorët e kanë mirëpritur regjistrimin, por shumë prej tyre janë konfuz për atë çka po ndodh. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2011, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori